Një 52-vjeçar është arrestuar pasi kanosi policinë me armë gjahu. Pas denoncimit se ai po dhunonte bashkëshorten e tij, policia është paraqitur në banesë, por në atë moment ai ka marrë armën e gjahut dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar, në të kundërt do qëllonte në drejtim të tyre.

Ngjarja  ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model “Broëning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

1589353502_kanosje1.jpg

Një nga armët e sekuestruara