Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshorte së tij. Artan Hasa, 50 vjeç, gjatë një sherri me bashkëshorten i ka gjuajtur asaj pas koke me bishtin e sëpatës duke i shkaktuar plagë të rënda dhe lënë pa ndjenja në tokë. Në këto kushte, ai ka kujtuar se bashkëshortja kishte ndërruar jetë dhe ka tentuar të vetëvaret me litar në banesë, por është parandaluar në kohë nga policia.
Skena e dhunës u pa nga dy fëmijët e çiftit, të cilët ndodheshin në banesë, të cilët kanë lajmëruar fqinjët për ngjarjen dhe më pas policinë. Në momentin e mbërritjes së policisë, 50-vjeçari kishte bërë gati litarin për vetëvarje.
Çifti kishte 4 fëmijë dhe kohët e fundit kishin shumë debate e zënka mes tyre. Edhe gjatë ditës së djeshme , ata kanë pasur një sherr dhe në momentin që gruaja i ka thënë se do e ndante, kjo ka shkaktuar nervozizmin e tij duke i gjuajtur në kokë.
Aktualisht gjendja e gruas është e qëndrueshme në spital, ndërsa pritet të bëhen ekzaminimet për të kuptuar shkallën e dëmtimit në kokë.
Çifti banonte në një shtëpi private në lagjen 13 plazh Durrës, ku 50-vjeçari punonte shofer dhe bashkëshortja e tij ndihmës kuzhiniere në një lokal në zonën e plazhit.
Policia ka arrestuar burrin për veprën penale 'Dhunë në familje'.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri
18 Shkurt, 15:57
-
Durrës/ Vodhën naftë nga anija e sekuestruar, arrestohet 34 vjeçari! Me shokun i dhanë 10 mijë € ryshfet policit e zëvendësuan karburantin me ujë
18 Shkurt, 11:12
-
Parku Teknologjik 'Durana', zona e parë teknologjike në Shqipëri! 50 kompani të interesuara, 15 vite biznes pa taksa, hapen 5 mijë vende pune
18 Shkurt, 10:21
-
Zyrtare/ Më pak se një muaj dhe asnjë fitore, Teuta shkarkon Bledar Devollin! Gjen menjëherë trajnerin e ri
18 Shkurt, 09:47
-
Kishte probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn
17 Shkurt, 16:55
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Durrës/ Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me çifte drejt makinës së të riut (EMRI)
17 Shkurt, 14:51
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai
15 Shkurt, 14:22
-
Pamje me Dron/ Dalja nga Tirana drejt Durrësit e bllokuar, trafik i rënduar në autostradë
15 Shkurt, 11:58
-
Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 mln euro për mbushjen me rërë të bregut
15 Shkurt, 07:34
Domosdo qe i terbua se me në fund skllavja u “zgjua”
PërgjigjuNena gra motra,do te doja te mernit vetem mesazhe urimi dhe dashurie per festen tuaj, por e ndjej t'ju bej nje thirrje, qe vlen edhe per burrat qe kane veshe te degjojne:edukoni, edukoni edukoni djemte qe te vegjel te respektojne motrat shoqet vajzat e nenat. Eshte e vetmja rruge, edukimi.U bene ligje te forta, mire u be, ama ligjet meren me pasojat Ndersa duhet nderhyre qe ne origjine, ne rrenje, qe eshte EDUKIMI, ndryshe, do te kemi gjithnje qenie te tilla agresive e te papergjegjshme . Viktimat jane ne radhe te pare gra e nena, por mendoni femijet, qe rriten nga baballare te tille monstra...c'femijeri kane, c'prinder do te behen?!
PërgjigjuSi guxoi kjo grua te kerkonte ndarje nga ky bisha? Ky ishte nje bishe me namuz!! Kete kafshen asgje nuk e ndante nga skllavja e tij, perveç burgut.
Përgjigju