DURRËS - Një 35-vjeçar nga fshati Arapaj ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe vjehrrit.
Duke mos u mjaftuar me veprimin kriminal, 35-vjeçari, përveçse ka dhunuar fizikisht vjehrrin, i ka dëmtuar dhe makinën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës", shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.', njofton Policia.