Një 69-vjeçare, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar me urgjencë me helikopter nga Pogradeci drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasi u dhunua nga bashkëshorti 78-vjeç në shtëpi.
Sipas asaj që bëjnë me dije uniformat blu pas një konflikti verbal, rreth orës 16:10, Muhamet Shemliko ka goditur me një shkop druri në kokë bashkëshorten 69-vjeçare.
Ajo është dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit por është dashur ardhja e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë për ta transportuar drejt Tiranës për shkak të gjendjes shumë të rëndë. 78-vjeçari është është shoqëruar për në polici.
“Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.
78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Komente






