Drejtori i një shkolle private në Elbasan do të hetohet në gjendje të lirë nga policia e Elbasanit pas një video të publikuar në rrjete sociale. 49-vjeçari turk Fatih Konuksever dhunonte nxënësit në oborrin e shkollës dhe hidhte ushqimet e tyre. 

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Fyerja”.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

shtetasin F. K., 49 vjeç, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Fyerja”, pasi shfaqet në një video të publikuar në një portal, duke shtyrë fizikisht, nxënës të shkollës private që drejton, si dhe duke hedhur produktet ushqimore që nxënësit kishin blerë për t’i konsumuar”, njoftoi sot policia.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe Bashkia e Elbasanit e cila ka gjobitur shtetasin turk për ndotje të mjedisit. 

 

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?