Itali-Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi dhunoi bashkëshorten e tij peruane duke e goditur me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në prani të vajzës së tyre 14 muajshe pasditen e 15 dhjetorit në Rimini.
Kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar rastin, pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes.
I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë.
Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit, shkruan Corriere.
Sipas dëshmisë së 29 vjeçares në polici, shqiptari ka ushtruar dhunë edhe më përpara, por ajo kishte vendosur që mos ta denonconte.