Dhunoi punonjësen e Bashkisë së Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

Dhunoi punonjësen e Bashkisë së Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

Foto ilustruese

ELBASAN-Një person është arrestuar këtë të martë në flagrancë në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", pasi ka goditur e kanosur një punonjëse të Bashkisë Elbasan. 

Report Tv raporton se i prangosuri është A.S, 40 vjeç, banues në lagjen "5 Maji" Elbasan, ndërsa e kanosura është M.D, 35 vjeçe, banuese në lagjen "Qemal Stafa".

Motivet e dhunës së ushtruar ndaj punonjëses së Bashkisë ende nuk dihen konkretisht, por mësohet se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "goditje për shkak të detyrës" dhe "kanosja për shkak të detyrës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor