KOSOVË- Një 29-vjeçar me iniciale A.Sh, është arrestuar ditën e sotme në Ferizaj, pasi dy ditë më parë, pas një debati kishte dhunuar të dashurën e tij, 30-vjeçaren me inicialet M.A. Duke mos u mjaftuar me këtë veprim kriminal, ai e kishte mbajtur të dashurën të mbyllur për tri ditë rresht në dhomën e shtëpisë.
30-vjeçarja ka arritur të njoftojë fqinjët e saj të cilët më pas lajmëruarn dhe policinë.
“Gruaja ka arritur të njoftojë fqinjët e saj dhe ata më pas kanë lajmëruar policinë. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas marrjes në pyetje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, njofton Policia e Kosovës.