Një 30 vjeçar është vënë në pranga, pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrit të tij si dhe mbante armë pa leje.

I arrestuari është me inicialet  L.R, banues në Frashër, Patos.

Sipas policisë, ai pasi ka shkuar në banesën e vjehrrit në një fshat të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. 

Gjithashtu ai mbante edhe armë zjarri automatike pa leje në banesë, e cila i është sekuestruar.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", " Dhuna në familje", parashikuar nga nenet 278 dhe 130/a të Kodit Penal.