Dhunojnë dhe kanosin një qytetar të Vlorës, policia vë në pranga dy të rinj

Dhunojnë dhe kanosin një qytetar të Vlorës, policia vë në pranga dy të rinj

Policia ka vënë në pranga dy të rinj, pasi kanë dhunuar dhe kanosur një qytetar me iniciale Xh. A. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lepenicë të Vlorës.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, 31 vjeçari me iniciale N. A., dhe 26 vjeçari me iniciale L. A., janë konfliktuar për motive të dobëta me qytetarin Xh.A, duke e goditur dhe kanosur këtë të fundit, si dhe dyshohet se i kanë dëmtuar automjetin me armë gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre dy shtetasve për veprat penale "Kanosje", "Plagosje e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", kryer në bashkëpunim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë