TIRANË, 16 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një person, që akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivi të Policisë Kavajë.
Sipas burimeve policore mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së dielë, kur shtetasi Adriatik Perviz Kadriu, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi është ndaluar për një kontroll rutinë nga një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor, e ka dhunuar fizikisht atë.
Efektivi i dhunuar ka denoncuar rastin, duke bërë të mundur dhe prangosjen e 32-vjeçarit rreth orës 20:00. Materialet i kaluan prokurorisë./m.m/