Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten. Blutë e Vlorës vunë në pranga shtetasin B. L., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 200 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
55-vjeçari u arrestua për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.