Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë Arben Sh, 56 vjeç, banues në Çukë, Sarandë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet D.Sh, 47 vjeçe, e cila është me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.
56 vjeçari rezulton i proceduar më parë për veprën penale të Dhunës në Familje.
Materialet hhetimore I kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarëndë, për veprat penale '' Dhuna në familje'', dhe ''Shkelje e urdhërit të mbrojtjes'', parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.