Durrës-Xhemal Loka, burri që shtyu drejt vetëvrasjes gruan e tij, Bedrie Loka, u dënua nga Gjykata e Durrësit me 10 vite burg, përfshirë edhe akuzën e armëmbajtjes pa leje.
46-vjeçari, i cili kryesisht jetonte në Greqi ku bënte edhe punë sezonale, u kthye në shtëpi për të festuar vitin e ti në banesën e tyre në Sukth. Por familjes, i ndali gëzimin, kur 2 janarin e vitit 2024, i sëmurë nga xhelozia dhe në konflikte të vazhdueshme me gruan të cilën e akuzonte edhe për tradhti, e dhunoi atë, duke e detyruar të pijë fostoksinë.
Ngjarja e rëndë që u dyshua si vetëvrasje, pas dëshmive dhe provave që fëmijët e traumatizuar të çiftit kishin mbledhur, shkoi shpejt drejt një piste tjetër duke rrëzuar edhe alibinë e burrit se 41-vjeçarja piu fostoksinë pas hapjes së një profili në Tik-Tok me foto denigruese të saj.
Një skenë dhune është filmuar nga djali i vogël teksa babai kërcënon nënën dhe djali më i madh i del në mbrojtje duke u futur në mesin e tyre (Pamjet)
Për shkaktim të vetëvrasjes, Gjykata e Durrësit e dënua Xhemal Lokën me 7 vite burg, dënimi maksimal për këtë vepër penale, vendimi i cili u mor më 19 dhjetor të vitit 2024, por u bë publik këtë të enjte. Ndërsa për armët pa leje që policia i gjeti në kotecin e pulave pranë banesës, gjykata e dënoi me 3 vite heqje lirie.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.9%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 773
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni
30 Mars, 09:54
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
27 Mars, 17:02
-
U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë
27 Mars, 14:11
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra
26 Mars, 22:00
-
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
26 Mars, 13:27
-
Me shpejtësi 'skëterrë', 22-vjeçarja në Durrës përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron momentin e aksidentit
26 Mars, 08:34
-
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi (EMRI)
24 Mars, 14:41
-
Deti nën ‘pushtetin’ e erës e dallgëve, vijon të jetë i pezulluar peshikimi dhe lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari e anasjelltas! Rinisin nesër
24 Mars, 11:00
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën! Momenti kur shkëmbejnë drogën (VIDEO+EMRAT)
23 Mars, 11:25
-
Krujë/ Eksploziv makinës së 25-vjeçarit, vetëm dëme materiale! Ja pista e hetimit: Dyshohet se ngacmoi një vajzë (EMRI)
23 Mars, 10:02
Jo 10 vjet o Gjykates turpi, pour 3à vjet dhe tredhje kimike, qe mos te kete me fuqi te dhunoje.
Përgjigju