Një 58 vjeçar në Korçë është arrestuar në flagrancë nga efektivët e policisë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sotiraq Mitre është kapur nga policia në banesën e tij, teksa ai po godiste me grushta gruan e tij, shtetasen me inicialet B.M, 48 vjeç.