Dhunuan arbitrat në ndeshjen me Bylisin/ Disiplina 'masakron' Tiranën, e përgjysmuar për finalen e sezonit! 2 vite pezullim një futbollisti për pështymën

Dhuna e ushtruar nga tifozët ndaj arbitrave në ndeshjen me Bylisin do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Tiranës, që thuajse nuk do të ketë gjysmën e ekipit për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Erzenit ku do të vendoset edhe titulli kampion. Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë një masë të përkohshme, duke e dënuar klubin bardheblu me 90 ditë pa tifozë, ndërsa është hapur një hetim që më pas do të sjellë edhe dënimin përfundimtar.

Ndërkohë për nxitje dhune ndaj arbitrave, portieri i Tiranës Visar Bekaj, është dënuar me gjobë 100 mijë lekë dhe 12 muaj pezullim.

Sakaq për dhunën ndaj arbitrave tre lojtarë të Tiranës Albano Aleksi, Aldi Gjumsi dhe Bruno Lulaj janë dënuar me 6 ndeshje pezullim. Për të njëjtën arsye, por me katër ndeshje pezullim është dënuar golashënuesi Florent Hasani, ndërsa futbollisti Besir Iseni për përshtymjen ndaj arbitrave është dënuar me dy vite pezullim.

Pa u dënuar nuk kanë shpëtuar as fizioterapisti Arzen Vocaj, por edhe dy zyrtarët Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati.

Si të mos mjaftonte barazimi me Bylisin dhe humbja e kreut, për shkak të dhunës Tirana do jetë e masakruar në ndeshjen e së hënës kundër Erzenit. Bardheblutë e Orges Shehit do të duhet t’ia dalin pa 5 futbollistë kryesorë, ndërsa titulli gjithsesi duket një mision shumë i vështirë. Në ndeshjen e fundit të kampionatit Tirana duhet të fitojë patjetër, ndërsa Partizani të humbasë ose të barazojë, pasi me pikë të barabarta të kuqtë janë të avantazhuar për shkak të përballjeve direkte.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.

Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.

Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, për pështymje ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Lapraka Sport U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë U-15, Play off kundër AK Selaci U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Dënimet e 'Disiplinës' pas dhunës në ndeshjen kundër Bylysit, reagon klubi i Tiranës: Shuplakë e rëndë për komunitetin e futbollit

Pas dënimeve që Komisioni i Disiplinës mori ndaj KF Tiranës për dhunën e ushtruar në ndeshjen me Bylysin, ka ardhur edhe reagimi i parë i klubit.

Goldi Halili, vajza e presidentit të klubit të Tiranës Refik Halili, njëkohësisht edhe zyrtare e klubit që merret me pjesën e marketingut i ka konsideruar vendimet e Komisionit të Disiplinës si një shuplakë të rëndë ndaj komunitetit të futbollit në mbarë vendin.

"Ndeshja KF Tirana-FK Bylis, pati një përfundim të trishtueshëm për të gjithë komunitetin bardheblu. Kjo ndeshje e cila u mbyll nga një episod tepër flagrant, siç ishte edhe ajo penallti e akorduar për miqtë në fundin e takimit, arriti të provokonte në limite tifozerinë e klubit tonë.

Një tifozeri e cila ka qenë shembull e qytetarisë në mbështetje të skuadrës së zemrës në të gjithë historinë e klubit tonë. Kjo ngjarje nuk prek vetëm tifozët e Tiranës apo dashamirësit e saj. Kjo është një shuplakë e rëndë ndaj komunitetit të futbollit në mbarë vendin. Futbolli luhet për tifozët dhe KF Tirana ka tifozerinë e saj, e cila jeton çdo ditë me skuadrën futbollit.

Ngjarja e ndeshjes së fundit na kthen shumë vite pas, vite ku futbolli ynë kishte fusha sportive të amortizuara, arbitra të kontestuar për gjykimet e tyre dhe shumë hallka të tjera të cilat na privonin për ato hapa madhorë drejt futbollit profesionist ku ne kemi aspiruar gjithnjë.

Ne sot kemi stadiume moderne të rikonstruktuara, të tjera pritet të ndërtohen, ndër to edhe shtëpia bardheblu, “Selman Stërmasi”. Sapo kemi pritur një finale europiane, kemi sisteme VAR, po sjellim risi në futbollin shqiptar si dhe po transferojmë elementë të talentuar drejt klubeve më të afirmuar të Europës"- thotë Halili në reagimin e bërë.

K.T./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 26/05/2023 18:52

    Ku e gjeten qytetarine tifozat e Tirones. Jane nje turme alabakësh dhe rrugeçërish qe vetem me edukaten nuk kane lidhje. Pak e kane kete denim. Ata jan per burg...gjysmen e ultrasve e ke kontigjent krimi ose ekstremista.

    Përgjigju
  • delenxhiu: 26/05/2023 18:11

    minimumi duhet te humbasin ndeshjen 0-3 ne tavoline.

    Përgjigju
  • BYLYS: 26/05/2023 18:08

    Bylysin per nje shuplak e nxoret direkt nga Superioria denuat Presidentin qind te zezat.Tiranen e denoni pa tifoze ju marroft zoti

    Përgjigju
    • vlonjatet qe duan sport por jo ramen: 27/05/2023 01:08

      vloren, flamurtarin e denuan deri ne fund te sezonit per 1 te 100 e atyre gjerave, te ish ne maqedoni e kosove kjo gje do ish shkrire klubi, se ne itali coheshin ne burg. ky eshte sporti i edi rames

  • Genci: 26/05/2023 18:01

    Po ta kishte bere kete skene nje ekip i kategorive te tjera do ta kishin shrire Pse dy standarte ?

    Përgjigju
  • Vladimir: 26/05/2023 17:07

    Kjo esht nje maskarallek i Dukes me shok,kjo nuk esht drejtesi,duhet i njejti denim si ndaj Terbunit qe u ul nje kategori me poshte e jo denime pa lidhje qesharake,turp,ky esht futbolli ne Albanistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë