Dhunuan barbarisht arbitrin,
arrestohen 3 lojtarë të Këlcyrës 

Dhunuan barbarisht arbitrin,<br />arrestohen 3 lojtarë të Këlcyrës <br>
Policia ka vënë në pranga tre lojtarë të ekipit të Këlcyrës, të cilën dhunuan barbarisht arbitrin për shkak të detyrës. Janë arrestuar lojtarët E.K,30 vjeç, banues në Përmet, A.H, 21 vjeç, banues në Gjirokastër., dhe M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra). 

Sipas policisë, më datë 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet , në pjesën e dytë të ndeshjes së  futbollit Përmeti - Këlcyra, ata kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, shetasit A.P dhe A.K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Reagimi i FSHF:Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër pas tmerrin që u shënua mbrëmjen e kaluar gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra, ku u dhunua barbarisht arbitri i ndeshjes. FSHF dënon të gjitha aktet e dhunës në fushën e lojës, ndërsa paralajmëron zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në reagimin zyrtar, FSHF dënon me forcë këto fenomene dhune, duke siguruar se komisionet do të marrin në një analizë të thellë këtë rast ekstrem, duke iu dhënë përgjigjen e duhur të gjitha dispozitat që parashikon Kodi i Drejtësisë Sportive.

"Federata Shqiptare e Futbollit dënon të gjitha aktet e dhunës në fushën e lojës gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra në drejtim të arbitrit të ndeshjes, akte të humbjes së një gjakftohtësie ekstreme dhe tërësisht të panevojshme të lojtarëve për vendimet arbitrare. Këto janë akte të dënueshme dhe tërësisht të papranueshme. FSHF po e ndjek me shumë intensitet një ngjarje të tillë dhe inspektorët dhe zyrtarët e saj po mbledhin të gjitha provat dhe informacionet e nevojshme për të paraqitur një relatim të plotë dhe për të zbardhur tërë ngjarjen në atë ndeshje.

FSHF dënon me shumë forcë të tilla fenomene që kishin kohë që ishin evituar, por siguron se komisionet do të marrin në një analizë të thellë këtë rast aspak "fair" dhe mëse ekstrem. Të tilla ekspozime dhune dhe gjaknxehtësie ekstreme janë tërësisht të dënueshme dhe nuk i përkasin frymës fair në futboll dhe do të marrin përgjigjen e duhur sipas të gjitha dispozitave që parashikon Kodi i Drejtësisë Sportive", thuhet në njoftimin e FSHF.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal