Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se dhunuan dhëndrin e familjes.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: I. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit akuzohen për dhunë në familje, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkakut të konfliktit që çoi në dhunë fizike.
Ca dhendurr e kane hak te rrafmen
Përgjigju