Dhunuan gjyqtarin,shoqërohen
trajneri e 5 lojtarë të Këlcyrës

Dhunuan gjyqtarin,shoqërohen<br />trajneri e 5 lojtarë të Këlcyrës<br>
PERMET-Pesë lojtarë dhe trajneri i ekipit të Këlcyrës janë shoqëruar këtë të diel në komisariat, pas një denoncimi të bërë në dëm të tyre nga arbitri i ndeshjes së sotme me Përmetin. Gjyqtari Albi Paço, nga Fieri ka bërë kallëzimin pas dhunës që ushtruan lojtarët e ekipit të Këlcyrës, për shkak të një penalltie në favor të skuadrës së Përmetit. 

 

Por trajneri i Këlcyrës, Robert Spahiu, në një prononcim për “Report Tv” është shprehur se gjyqtari i ka denoncuar për të mbyllur ryshfetin që ka marrë për të përcaktuar ndeshjen. “Gjyqtari i takimit ka marrë ryshfet dhe për ta mbuluar ka bërë denoncimin në polici. Me djersën tonë ai nuk tallet dot”, ka deklaruar Spahiu.

 

Aktualisht lojtarët dhe trajneri po mbahen në komisariat deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Atje ndodhet edhe vëzhguesi i FSHF-së. Ndeshja e futbollit midis skuadrës së Përmetit dhe Këlcyrës është ndërprerë në minutën e ‘82 për shkak të dhunës.

Dhënia e penalltisë nga arbitri në favor të skuadrës së Përmetit ka indinjuar ekipin kundërshtar, të cilët kanë reaguar duke përdorur forcën. Kjo ka shkaktuar kaos për disa minuta deri në ndërhyrjen e policisë për të qetësuar situatën.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal