Dhunuan me sende të forta avokatin në Sarandë, lihet i lirë një nga autorët e plagosjes

Dhunuan me sende të forta avokatin në Sarandë, lihet i lirë një nga autorët e plagosjes

Avokati Marjel Mejdini

Gjykata e Sarandës ka marrë sot vendimin për një nga autorët e plagosjes së avokatit Marjel Mejdi.

Është paraqitur sot për masën e sigurisë Aleks Rexha, 58-vjeç, i akuzuar për “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest ne burg’ 45 ditë deri në administrimin e aktit mjeko-ligjor, ndërsa Gjyqtari i çështjes ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” edhe pse akuza ka qenë e rënde.

Ndërkohe avokati Marjel Mejdi, ish Drejtor në Ministrinë e Brendshme në vitet 2005-2013, ndodhet ende në Spitalin e Janinës në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë.

Marjel Mejdini 39-vjeçar, me profesion avokat, koordinator politik i PD-së për Tiranën, u dhunua me sende të forta nga disa persona në Sarandë me datën 5 korrik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit