Një persona është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen se kanë dhunuar dy efektivë policie.
Ka rënë në pranga 37-vjeçari me inicialet Xh.M si dhe është shpallur në kërkim personi me inicialet F. (Xh). L..
Ngjarja u regjistrua në rrugën "Budi", ku 37-vjeçari dhe personi tjetër i shpallur në kërkim kundërshtuan punonjësit e Policisë për ushtrimin e kontrollit fizik, duke ushtruar dhunë ndaj tyre.
Komento