‘O gangster që vendos gjoba’, vihen në hetim babë e bir që rrahën policin në Vlorë! Efektivi në spital: Prokuroria liroi dhunuesit

VLORË- Me plagë dhe fraktura në fytyrë e kokë, Bruno Jazaj po merr mjekim në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Polici Bashkiak denoncoi në media se mbrëmjen e 9 tetorit është dhunuar barbarisht për shkak të detyrës pasi ka gjobitur një furgon pasagjerësh, të linjës Vlorë-Bestrovë. 

“Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhit. Sapo shkoj atje sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg ‘o gangster që vendos gjoba. I thash çfarë ke, isha me uniformë veshur, i lodhur. Më tha mos i vendos më gjoba njerëzve, i thash po bëj punën e shtetit. Më shau nga familja, në moment që i thash mbaji për vete, u drejtua për të më qëlluar. Ngre duart për tu mbrojtur, më pas ai shkon të marrë një levë, ndërsa unë u futa në makinë dhe mora sallën operative. Pas 3-4 minuta vjen një person tjetër, më zë rrugën e daljes me mjet, ky ishte babai i tij. Djali ishte rreth të 30, babi 50 e pak. Kam gjashtë vite që i njoh dhe nuk kam pasur konfrontim. Për një vit e gjysmë unë këtë person nuk e kam parë si fytyrë, jo më ta ndaloj”.

Polici bashkiak Bruno Jazaj tha se prokurorja e Vlorës, Flora Çelaj ka liruar dhunuesit, babe e bir Todi e Kristi Sota nga fshati Bestrovë.

“Janë Kristi e Todi Sota nga fshati Bestrovë. Kur erdhi babi, hapa derën e makinës dhe dola për t’i folur. I them shihe djalin se nuk është mirë, më tha lëre djalin dhe më qëlloi, kishte një palë çelës anglez. Erdhi pronari lavazhit që ia hoqi çelësin nga dora. Erdhën të dy, derisa humba ndjenjat, dhe më qëlluan me grushte, unaza çfarë kishin. Me çelësin më kanë shkaktuar dëmtim në hundë. Rreth dy orë kam qenë i pavetëdijshëm, doktori më tha që duhet të qëndrosh i shtruar. Me informacionet që mora, sepse këtu erdhi edhe OPGJ, policia ka kërkuar arrestim, ndërsa prokurorja Flora Çelaj i ka nxjerrë për tu gjykuar në gjendje të lirë. Pasi ndodhi gjithë kjo ngjarje, një familjar që ta shohin fëmijët në këtë gjendje”, tha polici.

37-vjeçari kërkon arrestimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve, pasi është dhunuar për shkak të detyrës. Ndërsa Komisariati i Policisë Vlorë ka reaguar vetëm pas denoncimit në media, duke cilësuar se Jazaj është goditur me grushte jashtë orarit të punës për motive të dobëta.  Babë e bir, Todi e Kristi Sota po hetohen në gjendje të lirë, thuhet në njoftimin e policisë.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nalta: 11/10/2024 18:21

    Po mos beni gangon se keni denoncime per sjelljen tuaj edhe ne AMP. Keni denoncim edhe per kanosje ne arme. Familjarisht jeni terrorizues, keni fjalor te ulet, seksere, e u bini ne qafe hallexhinjeve.

    Përgjigju
  • Vetingu në Vlorë: 10/10/2024 17:36

    Kjo Prekurorore që kur e kaloj Vetingu dhe tani as nuk pyet fare,,Ka ngelur keq për pak lekë se ka bërë 1 vit shkollë Bëni kallëxim në SPAK se kjo ka futur në burg njerëz të pafajshëm.O u dhjefsha mu në drejtësi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Man. City 'në rënie të lirë', Brighton e përmbys 2-1! Guardiola në 'listën e zezë'

VIDEO/ Man. City 'në rënie të lirë', Brighton e përmbys 2-1! Guardiola në 'listën e zezë'