Dy të rinj në Elbasan arrestohen pasi në gjendje të dehur kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Forcës së Posaçme 'Shqiponja'. Në pranga përfunduan dy të rinjtë me iniciale E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, të cilët në gjendje të dehur po sillnin shqetësim për banorët, në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan. Ka qenë një telefonatë ankuese për dy të rinjtë, që ka bërë që policia të shkojë në vendin e ngjarjes për ndalimin e tyre, por ata janë kundërshtuar me dhunë  nga të rinjtë.

Të dy shtetasit janë neutralizuar dhe shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.