Dhunuan të moshuarën në Pejë, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e tre infermiereve për lirimin nga qelitë e paraburgimit

Dhunuan të moshuarën në Pejë, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e tre infermiereve për lirimin nga qelitë e paraburgimit

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë

Gjykata e Apelit në Pejë ka refuzuar kërkesën e infermiereve, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi për t’u liruar nga paraburgimi ku po qëndrojnë që pas publikimit të videos ku shfaqeshin duke dhunuar të moshuarën M. Nuraj.

Ngjarja e ndodhur shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në shtete të tjera, ku persona të njohur dënuan dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës.

Ministria e Punës në Kosovë, publikoi vendimin për mbylljen e qendrës së azilit të të moshuarve “Orenda”.

Sipas vlerësimit të gjykatës së Apelit, nëse do të aprovohej kërkesa për lirimin e të akuzuarave, rrezikohej ndikimi tek dëshmitarët e ngjarjes.

Në videon e publikuar, është shtetasja, Aurona Pelaj ajo e cila shfaqet duke dhunuar fizikisht të moshuarën ndërsa koleget e saj e kanë filmuar të gjithë ngjarjen. Pasi ngjarja u bë virale, djali i moshuarës e mori me vete në Belgjikë. Ndërkohë e moshuara nuk është shprehur ende për incidentin e ndodhur.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 17/11/2022 20:04

    Nuk po mungojne skenat e krijuara,burgosje,veprim i ligjit dhe pas pak ditesh ngecje,lrim nga burgu mosperfillje e ligit.Po behen skena e trillime skenaresh,arrstimesh e burgosjesh,thua se edhe te e do fillon per se mbari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre