Dhunë, aksidente dhe drogë! Vihen në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një 43-vjeçar i shpallur në kërkim

Dhunë, aksidente dhe drogë! Vihen në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një 43-vjeçar i shpallur në kërkim

Foto ilustruese

Dhunë, aksidente, mbajtja dhe posedimi i armëve të ftohta dhe lëndëve narkotike, këto janë disa nga veprat penale për të cilat akuzohen 11 të arrestuarit, nga policia Tiranë gjatë ditës së sotme.

Policia ka njoftuar se në mesin e personave të arrestuar gjatë një kontrolli fizik, një 43-vejcari iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 mjet prerës (thikë) dhe nga verifikimet e kryera për këtë person ka rezultuar se ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se me datë 8 prill 2023 ka goditur me grusht dhe ka kanosur me një mjet prerës një person.

Më tej policia njoftoi se i riu, A. M., 20 vjeç, banues në Virginia, gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 1 mjet prerës (thikë), si dhe mjete për ndarjen e lëndës narkotike.

Ndërsa një tjetër të riu me iniciale  K. Q., 26 vjeç, iu gjet dhe iu sekuestrua gjithashtu një mjet prerës (thikë).Ndërkohë që një 63-vjeçar me iniciale E. D. është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Ndërsa nga njoftimi i policisë rrugore u arrestuan personat për akuzat si më poshtë,
- E. A., 42 vjeç u arrestua pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë, është dëmtuar lehtë pasagjerja e automjetit me të cilin është përplasur.
- I. Gj., 54 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
- G. Zh., 18 vjeç dhe K. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;
- B. K., 22 vjeç, banues në Turqi, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. O., 82 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve
-F. T., 31 vjeç, banues në banues në Rromanat, Durrës dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. B., 24 vjeç, banues në Durrës, sepse në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”, shtetasi F. T., duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasi L. B. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit A. Gj. dhe M. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)