Policia e Elbasanit ka arrestuar një 43-vjeçar me inicialet F.B., pasi akuzohet për dhunë në familje. F.B., akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Blutë e Elbasanit raportojnë se në pranga ka rënë edhe K.C., 48 vjeç i cili akuzohet se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ndërsa nën hetim është F.H., 42 vjeç për plagosje. Mësohet se ky i fundit, ka goditur me grushtë Y.Q., për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë
Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 43 vjeç, banues në Belsh, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialitët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 48 vjeç banues në fshatin Valas, Elbasan, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi në aksin rrugor Cërrik-Papër, u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin F. H., 42 vjeç, banues në fshatin Urake, Prrenjas, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin Y. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente









