Dhurata Dora dhe Azet kanë perfomuar së bashku në skenë këngën “S’kam kohë”.

Ata janë ngjitur në skenën e ‘Redbull Soundclash 2019’ në Stuttgart të Gjermanisë përpara rreth 15 mijë personave.

Këngëtarja që po korr shumë sukses ndërkombëtar falë bashkëpunimeve të saj, i është bashkëngjitur reperit Azet në performancën e këngës “S’kam kohë”.

Gjithashtu edhe reperja e famshme  Loredana Zefi ka qenë pjesë e koncertit.

Ndërkohë Dhurata dhe Azet do të  sjellin edhe një këngë bashkë.