Dhurata ideale për të moshuarit:
Një mace robot për shoqëri

Dhurata ideale për të moshuarit:<br />Një mace robot për shoqëri
Kompania Hasbro ka menduar si të zgjidhë problemin e vetmisë tek të moshuarit. Ajo ka krijuar mace-robot për t’u bërë shoqëri të moshuarve.

“Joy For All” është një seri e re e kafshëve shtëpiake robot e dizajnuar për të sjellë rehati, shoqëri dhe argëtim tek më të vjetrit. Këto mace-robot janë të pajisur me sensorë për t’u përgjigjur ledhatimeve, ashtu si një mace normale. Ato janë edhe leshatore dhe mund të mjaullijnë si macet normale.

Por, ndryshe nga macet e vërteta, ato nuk do t’ju zgjojnë në orën pesë të mëngjesit me mjaullimat, nuk duhet të pastroni jashtëqitjen e tyre, apo të shpenzoni për t’i ushqyer.

Ju duhet vetëm t’i blini bateri të reja herë pas here. Macet-robot ofrohen në ngjyra të ndryshme dhe kushtojnë vetëm 99 dollarë.
 

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot