Anëtarët e familjes mbretërore, në ditën solemne të funeralit të mbretëreshës Elizabeth II, kishin vendosur bizhuteri për të përfaqësuar edhe pasionin e monarkes për kuajt.
Edhe princesha Charlotte, iu përshtat protokolleve, duke u veshur me të zeza, me një kapele, ndërsa mbante edhe një karficë në pallto. Bizhuteria ishte në formë patkoi e mbushur me diamante dhe ishte një dhuratë që mbretëresha i kishte bërë stërmbesës së saj.
Lady Louise Windsor, vajza e Princit Edward dhe Sophie of Wessex, për funeralin e gjyshes mbajti një gjerdan me formën e kokës së kalit.
Kate, Princesha e Uellsit, zgjodhi të mos vishte karfica, për të theksuar gjerdanin: katër rreshta me perla japoneze të lidhura së bashku nga një kapëse diamanti, ishin pjesë e koleksionit personal të bizhuterive të Elizabeth II, e cila vendosi t'ia jepte Kate.
Kate i ka veshur edhe më parë varësen me perla, ndërsa këtë koleksion bashkë me vathët e ë mbajtur edhe Lady Diana.
Për Meghan Markle, Dukeshën e Sussex-it, zgjedhja është e qartë: asnjë bizhuteri tjetër përveç një palë vathësh që mbretëresha i dhuroi, me rastin e takimit të tyre të parë publik të realizuar së bashku, pa asnjë anëtar tjetër të familjes mbretërore të pranishëm.
Ndërsa Camilla, duket se nuk ka preferuar që të jetë në qendër të vëmendjes për pamjen e jashtme. Ajo ka huazuar një karficë nga Thesari i Kurorës: Është karfica Jubilare e Mbretëreshës Viktoria, në formën e një zemre me numrin 60 brenda (pikërisht numri i viteve të mbretërimit ), me tre safirë.
Lajmi kryesor: