Një nga firmat fasone të rrethit të Krujës ka bërë sot një gjest për t'u përshëndetur në shenjë solidariteti për bluzat e bardha të QSUT-së, të cilët po japin kontributin më të madh në luftën kundër koronavirusit. 

Konkretisht zonja në fjalë quhet Midjana Hoçja, e cila zotëron fabrikën fasone në Krujë dhe është me profesion mjeke në Tiranë. Ajo dhuroi sot 100 palë këpucë për mjekët e QSUT-së si dhe 50 palë për mjekët e spitalit të Krujës.

"Ky është një gjest i vogël solidarizimi që ne e ndjejmë për detyrë morale e shoqërore ndaj bluzave te bardha,"- shprehet Hoçja. Më tej ajo shton: "Do shpërndajmë këpucë falas dhe në spitale të tjera të Shqipërisë e nuk do ndalemi me kaq...

Fabrika jonë është e profilizuar në linjën e këpucëve të cilat i prodhojmë për Italinë, por meqenëse puna është bllokuar ne po prodhojmë këpucë për mjekët e sanitarët tanë në Shqipëri. Kjo në mënyrë që t'i vijmë në ndihmë me aq sa mundemi heronjve tanë..."