Dialogu, Basha paralajmëron
anulimin e takimit me Ramën

Dialogu, Basha paralajmëron<br />anulimin e takimit me Ramën
Pa kaluar 24 orë nga shprehja e gatishmërisë së ndërsjellë, befas janë zvetënuar sërish shpresat për realizimin e takimit Rama-Basha, për sheshimin e mosmarrëveshjeve për Reformën në Drejtësi dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmëruar dje anulimin e takimit me kryeministrin Edi Rama, në shenjë solidarizimi me Sali Berishën.

Një ditë pasi konfirmoi vullnetin për tryezën e dialogut pas 1 Qershorit, Lulzim Basha ka sinjalizuar anulimin e takimit, duke dënuar përjashtimin e Sali Berishës me 10 ditë nga Parlamenti. Sipas Bashës, përjashtimi i Berishës është një manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës, për t’i mbyllur derën PD në tryezën e dialogut.

“Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për t’i mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për t’i mbyllur derën në Reformën e Drejtësisë, në reformën zgjedhore. Por gabim i bëjnë llogaritë. Opozita, Partia Demokratike nuk mbetet jashtë. Ajo është çdo ditë me shqiptarët dhe në krah të tyre, se bash aty është parlamenti i vërtetë, aty nisin dhe merren vendimet e mëdha. Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe përshpejtojnë rënien e tyre të pashmangshme", u shpreh Basha.​

Reagimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë të shpërndarë për mediat, e lexoi përjashtimin e Berishës si krizë të thellë të kryeministrit Rama. “Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë. Kjo krizë ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumente, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur të tregojnë vetëm kartonët në byro”, tha Basha.

Megjithatë, ai shtoi se kanë dështuar të gjitha metodat për t’i mbyllur gojën opozitës. “Njëkohësisht kjo është edhe një kujtesë e pështirë e dy standardeve të kësaj mazhorance të kalbur në krime, vese dhe korrupsion. Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi që i thotë kundërshtarit të pres veshin, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i të keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha. Kjo nuk bëhet për t’i mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste”, tha Basha.

PD bojkot 10 ditë
Nuk ka surpriza. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të solidarizohet me liderin historik, Sali Berisha, duke bojkotuar për 10 ditë jetën parlamentare, kohë kjo që përkon me përjashtimin e Berishës nga Kuvendi. “Vendimin besoj se e morët vesh, është bojkot për të njëjtin afat për të gjitha aktivitetet e Parlamentit. Pra për komisionet dhe seancën plenare. Ky duket akti më i lehtë që mund të ndërmarrim”, tha Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar demokrat.
 
 Basha 28 Maj
“Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për t’i mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për t’i mbyllur derën në Reformën e Drejtësisë”.
 
 
Basha 27 Maji 
“Për shkak të një axhende ndërkombëtare të konfirmuar më parë, kryetari Basha është i mundur të realizojë takimin duke nisur prej ditës së mërkurë, datë 1 Qershor 2016”.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv