Dialogu i nivelit të lartë më BE-Rama: Në rrugën e Shqipërisë evropiane

Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij, Facebbok një album me foto nga takimi i sotëm i nivelit të lartë më BE-së në Tiranë, të titulluar "Në rrugën e Shqipërisë Eropiane"
"Sot në tryezen e Dialogut të Nivelit të Lartë mes vendit tonë dhe BE, ku u theksuan rezultatet dhe nënvizuan sfidat në vijim në një kohë të vështirë për Europën me të cilën jemi të vendosur të bashkohemi. Është një kohë kur Europa ka nevojë për Shqipërinë dhe rajonin tonë po aq sa ç'Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë për Europën", shkruan Rama.
Më herët Kryeministri Edi Rama priti në takim Komisionerin e BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn që ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të radhës së "Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE"./atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta