Me Violeta Kongon, në nisje të këtij tregimi që dua të rrëfej, fola ne telefon. Kisha kohë pa e dëgjuar, në këtë udhënajë ditësh e netësh pa fund që të rrëshqasin vetëtimthi e pakuptuar .  
E them këtë se kur fola në një thyerje nate në telefon më Violetën, që e kisha njohur si gazetare të Radio-Televizionit Shqiptar, por edhe me një miqësi familjare në mes, kuptova se pa u parë, kishin shkuar  dy dekada jetë !!!
Fqinjë, bri pallatit ku jetoj prej të paktësh  33 vitesh, nga ana tjetër e telefonit dëgjoja të më tregonte  si kish vrapuar kjo kohë kështu dhe se kishte disa vite që kishte hyre ne shtëpi të re. Teksa më ftonte në shtëpinë e saj , anashkalimi i ditëve të ikura , po më krijonte ngërç në fyt, teksa vetëtimti më vishej mëndja e harxhimit më kot të kohës me disa qindra fytyra të zbehura dhe të mardhura njerëzish, që hyjnë me apo pa dashje të jetën tënde , duke t’i ngrënë si mole ditët e netët me koti.
Ja kështu u takova  me Violeta Kongon, së bashku me miken  time, artisten e njohur dhe të shumë dimensioneve,  Suzana Varvarica, pas shumë vitesh, kur na mbështolli  aq hareshëm, kujtesa e së shkuarës e cila ndoshta për shkak të forcës së jetës që jetojmë, na mbush plot nostalgji!!!
Duke gjerbur kafenë, në këtë gjasë fjalësh që mundoheshim të ngisnim e të flisnim në një ditë me zagushi të lagësht prilli, gjendeshim të rrethuara  nga bukuri , ngjyra, poezi, dhimbje të trazuara e mbushura me mall dashurie .
Ishin pikturat e Violeta Kongos, që rrinin hijerënda në muret e apartamentit te saj, përballë kishës kur shumë vite me parë kur shkeli demokracia , jetoi Nena Tereza jonë !  Ndoshta ndaj edhe fjalët tona të së shkuarës dhe të së tashmes , krejt  pa dashur sundoheshin  nga ajo rrethnajë muresh të një apartamenti me ngjyrat e mëndafshit te shpirtit  të mikes sonë që kishte konturuar e pruajtur cep në cep të tyre, një realitet të sajin,  në një ditë ikje të birit të saj nga ky vendi ynë.