BEOGRAD- Kryeministri serb Ivica Daçiç ka njoftuar se një takim me përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës nga Prishtina do të zhvillohet në mes të nëntorit.

"Ky takim në fakt do të jetë një vazhdim i dialogut politik me Prishtinën”, tha Daçiç për të përditshmen Blic.

Daçiç shtoi se zyrtarët e lartë të shtetit do të takohen dhe do të diskutojnë për negociatat e ardhshme. Sipas tij, kjo është planifikuar të mbahet të mërkurën.
"Serbia është e gatshme për negociata, linjat tona të kuqe janë të njohura, ato nuk kanë ndryshuar. Në linjat e dialogut politik do të ketë bisedime për telekomunikacionin dhe energjinë”, tha Kryeministri serb.

Daçiç gjithashtu deklaroi se paralel me dialogun politik, një pjesë e të ashtuquajturave bisedime teknike do të zenë vend dhe ai ka ngarkuar ministrat Zorana Mihajlloviç dhe Rasim Ljajiç që të merren me këtë.
“Këto dy ministri do të përfshihen në negociata, në mënyrë që të arrijmë zgjidhje sa më të mira”, u shpreh Daçiç.

Sipas të përditshmes serbe derisa bisedimet të vazhdojnë, Daçiç do të takohet përsëri dhe do të negociojë me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
(eç/shqiptarja.com)