I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se po përgatiten për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator në Bruksel.
Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka zbuluar fokusin e bisedave të tij me Kurtin e Vuçiçin gjatë kësaj jave.
Me Kurtin ai është takuar në Bled të Sllovenisë këtë javë, ndërsa me Vuçiçin është takuar në Beograd.
Në takimin me Kurtin, i dërguari i BE-së ka ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve.
“Në Bled, unë kisha takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne biseduam për përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, me përqendrim te normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i deklaratës së BE-së të 3 qershorit. Po ashtu kam ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.
Gjatë takimit me dy liderët, Miroslav Lajçak u ka kujtuar dy shteteve se marrëveshjet e dialogut janë të vlefshme dhe duhet zbatuar plotësisht dhe pa vonesa.
“Nga Bledi, udhëtova në Beograd, ku u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kemi biseduar në detaje për përpjekjet për ulje të tensioneve dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ua kam kujtuar të dy liderëve se gjitha marrëveshjet e dialogut mbesin valide dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet zbatuar plotësisht dhe pa kushte apo vonesa. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe po bëhemi gati për takimin e liderëve në Bruksel më 14 shtator për një rund të ri të dialogut të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.
M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15%
-
Jo
76.2%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbi/ Vuçiç ngre alarmin: Është gjetur sasi e madhe eksplozivi pranë tubacionit të gazit në kufi me Hungarinë
5 Prill, 12:13
-
Sot i përfundon mandati/ Gazetari për Report Tv: Vjosa Osmani do të zbresë në terren për t’u përballur me Kurtin! Do bëjë koalicion me LDK-në
4 Prill, 15:07
-
Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, ende asnjë konsensus mes partive politike për një emër
1 Prill, 18:02
-
Serbët mblidhen kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate, Dodik thërret takim urgjent me Vuçic: Rreziku që na kanoset është real
1 Prill, 17:43
-
Kroacia anulon samitin Bërdo-Brioni, shkak mungesa e Vuçiç! Presidenti serb: S’e kam vendin aty, të kishte ftuar miqtë nga Tirana e Prishtina
31 Mars, 08:50
-
Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen
30 Mars, 22:01
-
Nis hetimi për ekspozitën e luftës që tronditi Kosovën, bastiset banesa e organizatorit Shkelzen Gashi, Kurti: Të korrigjohen gabimet dhe të dalë e vërteta
30 Mars, 17:23
-
Putini përgjysmon çmimin e gazit për Serbinë, Vuçiç; Kemi furnizim më të lirë se Europa për 3 muaj
30 Mars, 16:39
-
Putin dhe Vuçiç bisedë telefonike, presidenti serb shpreh i mirënjohje për furnizimin e vendit me gaz rus
30 Mars, 14:02
-
Presidenti i federatës turke 'kokë më kokë' me Albin Kurtin, motivon lojtarët para finales në Kosovë: Nga një vilë në Bodrum nëse Turqia kualifikohet në Botëror
30 Mars, 12:03
-
Kosova në prag të historisë, trajneri Franco Foda 'me këmbë në tokë': Turqia ka një ekip shumë të mirë, shanset janë të barabarta për Kupën e Botës
30 Mars, 11:28
-
Zgjedhja e presidentit të Kosovës, kryeministri Kurti paralajmëron takime me opozitën
30 Mars, 11:18