Kosovë-Serbi/ Vuçiç takon Merkel në Davos: Kemi të njëjtin qëndrim për të zgjidhur ngërçin

Kosovë-Serbi/ Vuçiç takon Merkel në Davos: Kemi të njëjtin qëndrim për të zgjidhur ngërçin

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, për të diskutuar kryesisht për cështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe tezën për korrigjimin e kufijve.

Vuçiç është shprehur pas takimit se duhet të arrihet medoemos një kompromis midis dy vendeve për çështjet që kanë rindezur gjakrat në Ballkan.

“Kompromisi është diçka që çon në rezultate të mira dhe se njerëzit duhet të përpiqen të bëjnë kompromis, të mos i poshtërojnë dhe të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre. Ne do ta kuptojmë këtë në Serbi. Ne biseduam më shumë për Kosovën, integrimin evropian të Serbisë…", tha Vuçiç.

Duke e cilësuar si një bisedë jo të thjeshtë, presidenti Vuçiç tha se Merkel e vlerëson dhe e respekton dëshirën e Serbisë për të folur dhe për të arritur një kompromis.

"Biseda nuk ishte e thjeshtë, vetëm se kemi një vështrim se si ta zgjidhim këtë problem në Serbi.Vendet që e kanë njohur Kosovën kanë një qëndrim paksa të ndryshëm. Merkel, mendoj, vlerëson dhe respekton dëshirën tonë për të folur dhe për të arritur një kompromis”, u shpreh Vuçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë