Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do ta vizitojë Kosovën më 11 janar. Ai gjithashtu do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, njofton DASH-i. Sipas njoftimit, Chollet do të takojë në Prishtinë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, “përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që në qendër do ta kishte njohjen reciproke”.
Pas Prishtinës, Chollet viziton Beogradin. Atje, më 12 janar, ku përveç sigurisë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin e Serbisë drejt synimit për anëtarësim në BE, temë diskutimi do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
“Ai [Chollet] të diskutojë për rolin e Serbisë në forcim të paqes rajonale dhe sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në njoftim.
Para Prishtinës dhe Beogradit, Chollet do ta vizitojë Shkupin. Atje ai do të takohet me liderët qeveritarë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit. Vizita e tij në këto tri shtete, nga 11 deri më 13 janar, sipas DASH-it synon që të “nënvizojë përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”.
Ndërsa nga data 8 deri më 10 janar, Chollet do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më 12 dhjetor, Chollet anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.8%
-
Jo
18.8%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili
21 Korrik, 16:23
-
Kosovë/ Hidhet granatë në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen 2 makina! Kurti: Sulm kriminal, Serbisë nuk i leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë
21 Korrik, 15:41
-
‘Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve nga Kosova’, ministrja e Drejtësisë kërkon hetim ndërkombëtar: Beogradi synon të godasë rendin publik
20 Korrik, 14:01
-
DASH s'i ndahet Berishës, përmendet në raportin për klimën e investimeve: Politikani i shpallur non-grata, tentoi të hynte me forcë në selinë e PD-së
18 Korrik, 22:10
-
Raporti i DASH mbi të bërit biznes në Shqipëri: PPP-të ulën mundësitë për konkurrencë! Investitorët hasin sfida për shkak të korrupsionit e praktikave jo formale
18 Korrik, 18:10
-
Për ç'garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?
18 Korrik, 09:47
-
Autoritetet e Serbisë në kërkim të shtetasit të Kosovës për vrasjen e policit, Kurti bën thirrje për mospolitizim
18 Korrik, 08:53
-
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia
17 Korrik, 22:45
-
Kosovë/ Agjencia e Inteligjencës: Grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës
17 Korrik, 15:54
-
Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës
17 Korrik, 15:16
-
Kosovë/ Vajza e mitur përdhunohet dhe mbetet shtatzënë
17 Korrik, 13:36
-
Task Forca e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë, Balla: Bashkëpunimi është intensifikuar, rezultate të rëndësishme kundër krimit të organizuar e migracionit të paligjshëm
17 Korrik, 09:57