Dialogu me Serbinë, Haradinaj: Të
mbyllet me njohjen e Kosovës

Dialogu me Serbinë, Haradinaj: Të<br />mbyllet me njohjen e Kosovës<br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se, dialogu me Serbinë do të ketë kuptim vetëm nëse kjo e fundit njeh pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “DW”, Haradinaj ka bërë me dije se Prishtina zyrtare do të dalë në procesin e ndërmjetësuar nga BE me një platformë të re, e cila do të votohet në Parlament dhe do të ketë si qëllim avancimin e dialogut, që sipas tij ka hyrë në një periudhë apatie.

Ndër të tjera, kryeministri është shprehur dakord që presidenti të vazhdojë dialogun, sepse ai ka qenë i përfshirë edhe në kohën kur ka qenë kryeministër.

“Por ne duam që të mos dialogohet vetëm për hir të liderëve, sepse populli pret njohjen e pavarësisë. Njohjen e Kosovës. Dialogu për ne ka kuptim vetëm nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Gjatë intervistës ai është pyetur edhe sa i takon krijimit të Gjykatës Speciale. “Kosova ka marrë përsipër disa detyrime dhe do t’u përmbahet atyre”, ka theksuar Haradinaj.

Ndërsa për Shoqatën e Komunave Serbe, e njohur ndryshe si “Zajdenica”, kreu i AAK-së ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës mundëson krijimin e saj si një organ koordinues dhe jo me pushtet ekzekutiv.

Më tej, lidhur me opsionin e përfolur për ndarjen e Kosovës, ai ka paralajmëruar se, “loja me kufij në Ballkan është shumë e rrezikshme, ndaj mendoj se kërkesat për ndarjen e Kosovës nuk janë serioze”. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg