Dialogu me Serbinë, Lajçak nesër në Kosovë! Do takohet edhe me Albin Kurtin

Dialogu me Serbinë, Lajçak nesër në Kosovë! Do takohet edhe me Albin Kurtin

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nesër do të vizitojë Kosovën ku do të takohet edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti kur u pyet nëse do të takohet nesër me Lajçakun.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha shkurt Kurti për një media në Kosovë.

Gjatë javës së ardhshme Lajçak përveçse në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Më 14 shkurt Kosova zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe aleatët perëndimor të përveç urimit të Kurtit për fitoren e Vetëvendosjes, i kanë bërë thirrje të eci para me dialogun me Serbinë. Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak në takimet që do të zhvillojë në Kosovës dhe më pas në Serbi ka për qëllim pikërisht nxitjen e dialogut mes dy vendeve për të ecur para me hapat integrues dhe zhvillimit të të dy vendeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!