Dialogu, Rama: 2 ditë që po pres
Basha: Vetëm për qeveri teknike

Dialogu, Rama: 2 ditë që po pres<br />Basha: Vetëm për qeveri teknike
TIRANE-Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë rënë dakord në parim të takohen me njëri-tjetrin në një tryezë dialogu. 

Kryeministri Rama e ka shprehur dakordësinë për t’u ulur me Bashën dhe një gjë të tille, ai e pohoi edhe këtë të enjte në Parlament. 

"Nuk flas sot as për Qeverinë teknike dhe as për datën e zgjedhjeve se kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Shpresoj ta kem orën dhe vendin kudo qoftë".
  
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit duke u shprehur sërish i gatshëm për të takuar kryetarin demokrat, Lulzim Basha.
 
Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm të shkojë edhe në Çadrën e PD për të negociuar zgjidhjen e ngërçit politik.
 
"Unë preferoj në çadër dhe në çfarëdo formati që të ketë, vetëm për vetëm, me aleatë, me shokë bashkë”, tha Rama. 

Gjithashtu, kryeministri përsëriti dhe ftesën publike drejtuar opozitës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

"Jemi gati për edhe më shumë. Ne e kemi propozuar që ditën e parë jo komisionin e numërimit, por asnjë komision me përfaqësues të partisë. Jemi gati ta votojmë, që sot. Ka nevojë ta rëndojmë? Le ta rëndojmë. Virgjëreshave në çadër dhe mbi çadër unë iu them ejani vendosim pengesa penale shumë më tepër se ç'kemi për blerjen e votës. Çfarë të duan”, ka thënë Rama. 

Basha i përgjigjet Ramës
Nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Edi Rama pas ftesës për dialog.
 
Basha është shprehur se nuk pranojmë dialog fasadë, ndërsa jemi të hapur të bisedojmë vetëm për krijimin e qeverisë teknike.
 
E hapur mbetet ftesa për dialog për qeverinë teknike. Ne do t’i përgjigjemi çdo ftese për dialog me kushtin që ato të mos jenë me fjalime të parapërgatitura, si ajo e 6 qershorit të vitit të shkuar.  Monologje shterpë ne nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë”, tha Basha para mbështetësve të tij.
 
Basha ka dy objektiva nga dialogu politik. "Jemi të hapur për dialog të vërtetë politik me dy objektiva; ndërtimin e qeverisë teknike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie për dekriminalizimin e institucioneve të saj dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira" tha ai.
 
Basha: Mirënjohje për Metën e Idrizin
Të martën, Basha i uroi mirëseardhjen Metës, ndërsa të enjten pasdite falenderoi për qëndrim të përgjegjshëm edhe aleatin tjetër të Ramës, Shpëtim Idrizin.
 
"Për dialog në funksion të zgjidhjes që i shërben çdo shqiptar, ftoj dhe mirëpres çdo faktor politik të përgjegjshëm dhe ky është momenti t’i bashkëngjis mirënjohjes sime, që besoj që është edhe çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike, për përgjegjshmërinë e treguar nga njëri prej partnerëve të koalicionit para tre ditësh, edhe përfaqësuesve politike të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, për qëndrimin e shfaqur" tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA