Dialogu, Rama:Lulëzim po pres
Basha: Të caktohet formati

Dialogu, Rama:Lulëzim po pres<br />Basha: Të caktohet formati
TIRANË-Tryeza e një dialogu politik mbetet ende një opsion që do i hapte rrugën zgjidhjes së krizës politike në vend, por hapat për realizimin e saj kanë ngrirë.

Edhe sot Rama e Basha bënë replika në distancë duke i lënë derën hapur njëri-tjetrit, por ndahen në kushtet dhe formatin e tryezës.

Rama thekson se është gati të ulet në një dialog pa kushte, kurse Basha thekson se pranon në ulet në një tryezë me format të paracaktuar, por jo me deklarata të paracaktuara. Basha thekson që në tryezën e dialogut të bisedohet për qeverinë teknike dhe mandatin e kësaj qeverie teknike.

Teksa kryeministri Rama ka ripërsëritur kërkesën për vendin dhe orën e takimit, dhe një dialogu pa kushte, Lulzim Basha reagon duke u shprehur se negociatori i opozitës ka 36 orë që pret për t'u percaktuar formati i takimit.

Por, kreu i opozitës theksoi se nuk dëshiron një dialog politik sa për shfaqje si ai i një viti me parë për Reformën në Drejtësi, duke shtuar se këtë do ia kursejë shqiptarëve .

Rama: Mos ki frike, hajde votojme Vettingun, hyjme ne zgjedhje
Kryeministri Edi Rama ndërkohë nga rrjeti social Facebook i ka bërë apelin e radhës kreut të opozitës Lulzim Basha.
Kryeministri i bën ftesë kryedemokratit që të gjenden një zgjidhje në mënyrë që të zhbllokohet Vettingu dhe të realizohen zgjedhjet. Më tej kreu i qeverisë e inkurajon, Bashën, ‘Mos ki frikë’.

Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje.Mos ki frikë!
 
Por sot Kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë legalizimet në qytetin e Fierit nuk ka kursyer ironitë dhe batutat për PD e cila vijon prej 49 ditësh në protestë.
 
Duke krahasuar ndërtimet pa leje që janë bërë në Gjanicë, Rama u shpreh se PD të njëjtën ka bërë dhe me çadrën ku "hidhen përpjetë të bëhet siç duan ata".
 
"Sot hidhen përpjetë dhe për lirinë e zgjedhjes, kanë ngulur çadrën siç ngulën godinat në Gjanicë. Vunë çadrën tokë e zënë, e thonë o siç themi ne o s'ka zgjedhje. Duan të mbajnë peng drejtësinë për të shpëtuar nga drejtësia. Nuk duan të lenë PS të hyjë në zgjedhjet. Shqipëria nuk mund të mbyllet në çadër, por të bëhet pjesë e BE-së. Një gjë është e sigurtë, në 18 qershor ka zgjedhje", shprehet Rama.

Ngacmimet kanë vijuar nga Cakrani ku duke shkëmbyer batuta me një fermer me bindje të djathta, Rama në një moment thotë: "Thuaj atij si demokrat të më takojë se nuk të gjen gjë, thuaj të lutem kryetar takoje bisedoni bashkë se ja ky po më prek dhe nuk po më ndodhi gjë, atë s’e prek fare unë".

Me pas nga Apolonia, Rama u shpreh se debati për qeveri teknike apo besimi nuk ka lidhje me zgjedhësit duke këmbëngulur se vota e 18 qershorit do të çlirojë gjyqësorin nga korrupsioni.
Kryeministri i bëri edhe njëherë thirrje Bashës për takim për zgjidhjen e krizës, ndërsa tha se çadra në bulevard është shprehja e një krize që e ka karakterizuar këtë vend për 20 vite.
 "Luli, Luli, ai është brenda në çadër nuk del, nuk do të dali, na ra goja; dil Luli, dil Luli".

Basha: I deleguari ynë ka 36 orë që pret përgjigje
Në një prononcim për mediat, pas fjalimit tek protesta, Basha tha se, negociatori i opozitës ka 36 orë që pret për formatin e takimit. Por, kreu i opozitës theksoi se nuk dëshiron një dialog politik sa për shfaqje dhe se këtë do ia kursejë shqiptarëve.

Një takim serioz që t’i japë zgjidhje krizës politike ku është vendi, ku ndodhet vendi, nuk ka nevojë vetëm për orën e vendin e takimit por për një përgatitje serioze që të mos degjenerojë si takimi i Reformës në Drejtësi, të cilin shqiptarët e mbajnë mend shumë mirë. Nëse me të vërtetë është serioz për të përgatitur një takim të tillë ka në dispozicion të deleguarin e opozitës, që të ulet me të deleguarin e tij. Nëse do takim për shfaqje, monologje, e fotografi e të dalë në konferencën për shtyp e të bëjë shfaqje në këtë moment të rëndë të vendit, atëherë kjo ëhstë një papërgjegjshmëri e madhe që unë nuk kam ndër mend tua serir shqiptarëve dhe do ua kursej shqiptarëve.
I deleguari i opozitës pret prej 36 orësh që i deleguari i maxhorancës të diskutojnë, jo vetëm për orën e vendin, por dhe formatin, por mbi të gjitha për zgjidhjen e krizës që sic thoni ju ai ka pranuar të diskutojmë pra, për formimin e qeverisë teknike dhe mandatin e qeverisë teknike. Në qoftes e paska rënë dakort çfarë e pengon të përgatisë takimin që të jetë sa më i suksesshëm, por nëse nuk ka rënë dakort dhe e përdor këtë si një hile që të bëhet prapë aktor i monologjeve, le ta bëjë këtë nga zyra e Facebook, se opozita nuk bëhet fasadë e as alibi e monologjeve të Edi Ramës
”.

Kurse nga çadra e protestës, kreu i PD Lulzim Basha bëri thirrje sërish për krijimin e qeverisë teknike.

Edhe njëherë Basha tha se jetike është largimi një orë më parë i Ramës nga karrigia e kryeministrit.
Vetëm qeveri teknike! Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira e të ndershme në duart e atyre që shkaktuan drogën dhe sollnë krimin në pushtet. Zgjidhja, largimi një orë e më parë e Ramës nga karrigia e kryeministrit”, u shpreh Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA