Diaspora kërkon përfaqësim direkt në Parlamentin e ardhshëm, i dërgon letër Ramës, Metës, Majkos dhe KQZ për sigurimin e votës së emigrantëve

Diaspora kërkon përfaqësim direkt në Parlamentin e ardhshëm, i dërgon letër Ramës, Metës, Majkos dhe KQZ për sigurimin e votës së emigrantëve

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrjen në zgjedhjet elektorale të ardhshme. 

Përmes një letre zyrtare, i ka bërë kërkesë presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Ajo kërkon të jetë pjesë e konsultimeve në KQZ, si dhe të jetën pjesë monitoruese në zgjedhje.

"Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë", shkruan Diaspora për Shqipërinë  eLirë.

Letra e plotë:

Lënda: Mundësimi i votimit nga vendet ku jetojnë të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqiperisë, për zgjedhjet e vitit 2021.

Drejtuar:

- Kryetarit të KQZ-së, Z. Klement ZGURI

- Kryetarit të Kuvendit të Shqipërise, Z. GRAMOZ RUÇI

- Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Njëkohësisht Kryeministër i Republikës së

Shqipërisë, Z. Edi Rama

- Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha

- Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi

Për dijeni të:

- Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta

- Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko

- Avokatit të Popullit Zj. Erinda BALLANCA

- Amabasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqiperi, SH.T.Znj. Yuri KIM U.S. Embassy-Tirana

- Ambasadorit të BE në Shqipëri, SH.T.Z. Luigi SORECA

- Perfaqësisë së OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe në Shqipëri, Z. Laurentiu Stings dhe Z. Bernd Borchardt

Të nderuar,

në vijim të shkresave të mëparshme të adresuara ndaj jush më 24.05.2020 dhe 16.06.2020, ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, ju drejtohet përsëri me kërkesën për përditësim rreth çështjes së realizimit të votës së Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.

Ne kemi ndjekur me interes të lartë prononcimet publike, qëndrimet e partive kryesore në vend zhvilluar në këtë kontekst takime me Presidentin e Republikës dhe Minisitrin e Shtetit për Diasporën, si të vetmet insitucione shtetërore, të cilat kanë reaguar ndaj shkresave tona.

Me keqardhje konstatojmë se çështja delikate e modaliteteve të votimit të më shumë se 1.6 Milioneë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nuk u perfshi në kodin elektoral por iu kalua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, mungesa e veprimeve konkrete gjate muajit Gusht 2020 na krijon shqetësimin që kjo e drejtë kushtetuese mund të mos mundësohet për Votimet e Vitit 2021.

Lidhur me sa më lart, duam t’ju bëjmë me dije se Diaspora nuk do të pranojë asnjë alibi përsa i përket kohës në dispozicion për hartimin dhe aprovimin e modaliteteve të votimit të Diasporës. -

- Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kerkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit. -

Për ne si Diasporë, vota e Emigrantëve dhe siguria e saj, mbetet prioriteti numër një e në këtë kuadër, vetëofrojmë ekspertizën tonë për konsultim si grup interesi i prekur drejtëpërdrejtë nga ky proces.

Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ne kërkojmë gjithashtu:

1. Përfaqesimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm

2. Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit

3. Të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës

Duke ju uruar punë të mbarë, mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/09/2020 23:16

    Vota e emigranteve ka shume rendesi ,ata e gjykojne politiken me me gjakftohtesi,jane ne gjendje te shohin te mirat,te keqiat,dobesite e te gjitha paleve,nga nje pozicion asnjanes,dhe mbi te gjitha as blihen,as shiten per poste,para,telefona,miell,etj,pasi nuk kane nevoje,dhe kercenimet qe u behen votuesve ne vend,per ta nuk vlejne.

    Përgjigju
  • skrapamento: 04/09/2020 18:57

    kete pune e zgjidh vetem majko i skrapit te tenkeve

    Përgjigju
  • emigrant e jo pjese e diaspodhes: 04/09/2020 18:19

    kush do te votoje te mari avionin e te shkoje te votoje.ju shoqata e leshit te diaspordhes doni nje karrige e beni kete lufte per interesa te caktuara personale e nuk ju rruhet per asnje emigrant si cdo politikan tjeter brenda e jashte.doni te jeni nje rrogtar e i privilegjuar me paret e popullit. me thoni vetem nje gje:ku jeni ju me zyre qe kerkon votat e emigranteve?me thoni sa per qind elektorat do takoni e do degjoni hallet qe duhen te zgjidhen kur jeni me nje zyre kur emigrantet jane ne cdo cep te botes? shkoni e PIRDHUNI me kete m.t shoqate e i bej thirrje publike qeverise se vendit qe ne asnje menyr nuk duhet te pranohet kjo shoqate si organizate e te mos lejohet qe te kete te drejte fjale dhe kandidati.

    Përgjigju
    • Angelika Athanassopoulou: 08/09/2020 01:21

      Kush je ti mor zozeri qe flet nwe emer te diaspores se nuk e paske haberin e te qenit jashte perse nuk presantohesh njere se kush je dhe pastaj fole per hallet e diaspores . Dhe sa per thirje puplike kujdes se mos te shpeton ndonje Po... kur te besh thirje Ju lumte djema mos u doresoni por vazhoni akoma me me teper prension . Sepse ato politikan dhe ky komentues nuk duan qe ne te jemi pjese se nuk jemi te varur prej tyre dhe nuk na kompromentojne dot.

  • Lui: 04/09/2020 14:22

    Per mendimin tim, vota e diaspores me duket pak si è pakuptimte. Ose duhet saktesuar ne nje nen ku te thuhet se ai qe gezon te drejten e votes duhet edhe te pakten te jetoje nje gjysem mandati qeverises. Sepse nuk ka kuptim te vendose nje shqiptar qe punon e jeton ne SHBA per mua ketu se si è dua dhe ke dua te me drejtoje. Ose mund te kete nje nen tjeter ku mund te shkruhet qe vota e diaspores te kete jo me shume se 30% te percaktimit te partise fituese.

    Përgjigju
    • @ Lexues: 04/09/2020 18:09

      jam dakort me ty, por kam pak pershtypjen qe je ai tipi qe ka pershruar Bobi me poshte.

    • Lexues: 04/09/2020 16:43

      Te pelqen apo s’te pelqen ty, shqiptari qe jeton ne Amerike, Gjermani, Itali e Greqi per sa kohe qe eshte shtetas shqiptar ka te drejten kushtetuese per te votuar sikurse ka edhe detyrimin ligjor per te sherbyer ne ushtri ne rast lufte. Nje e treta e shqiptareve jetojne jashte Shqiperise. Nese Shqiperia futet ne BE, te siguroj qe 50% e shqiptareve do jetojne jashte vendit. Sipas teje keta nuk ekzistojne si njerez apo ekzistojne me 30% te te drejtave dhe dinjitetit? Sa pensioniste dhe te papune mban ti me taksat qe paguan edhe sa mban emigranti me remitancat qe sjell? Sa para injekton ne ekonomi emigranti kur vjen ne vere dhe INSTAT-i e numeron si turist? Sa valute nxjerr ti jashte kur shkon me pushime ne Turqi ose Egjypt? Po kur te semuresh nuk do mundohesh te besh nje operacion te veshtire jashte shteti tek nipi ne Itali ose Gjermani? Nuk do pyesesh a gjehet filan ilac jashte me lire? Emigrantet kane nevoja specifike, prandaj edhe duhet te kene perfaqesuesit e tyre ne parlament. Kane nevoje per sherbime konsullore cilesore, per treg fluturimesh konkurencial, per marreveshje qe njohin patentat dhe pensionet, te administrojne pronat e te paguajne taksat ne Shqiperi pa burokraci, tu mesojne femijeve gjuhen, historine e kulturen shqiptare.

  • Bobi: 04/09/2020 12:02

    Ja ku e nxorri koken dhe Haçkovici (gollobordas). Nipi i Halim Kosoves e mik i ngushte familjes Ruli. Kerkesen e votes dhe kte leter e keni sa per sy e faqe se qellimi eshte karrigia ne kuvend. Kot si ben ato fushata prej tre muajsh se daja e Ruli ta kane prenotuar vendin ne parlament.

    Përgjigju
    • Angelika Athanassopoulou: 08/09/2020 01:23

      O Bobi dujet qe se paske haberin nga Emigrazioni se po ti hysh gjate e gjate ne dali te gjithe kusherinj aq eshte Shqiperia sa gjysma e Berlinit.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë