Diaz shtatëzan, por vetëm në film

Diaz shtatëzan, por vetëm në film
Aktorja e njohur hollivudiane, Cameron Diaz do të promovojë së shpejti filmin e saj të ri “What to Expect When You’re Expecting”.
Në këtë film, Diaz luan rolin e Jillian Michaels, një gazetare, e cila mbetet shtatzënë.
Aty janë edhe Anna Kendrick që mbetet shtatzënë pas një lidhjeje ‘për një natë’, Brooklyn Decker që ka martesë të përsosur dhe ia prezanton burrit ‘trofeun’ dhe Elizabeth Banks, po ashtu shtatzënë, që merret me shitjen e sendeve për foshnje.
Në këtë film interpreton edhe aktorja e mirënjohur Jennifer Lopez, e cila adopton një fëmijë jashtë Shteteve të Bashkuara.
Premiera e filmit “What to Expect When You’re Expecting” është caktuar për 11 maj, ndërsa aty luajnë edhe aktorët, si Matthew Morrison, Dennis Quaid, Chace Crawford dhe Chris Rock.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj