DIBËR - Një 22 vjeçare shtatzanë është transportuar sot me helikopter nga Dibra për në Tiranë, për shkak të komplikacioneve shëndetësore të paraqitura.
Meleqe Demiri nga Zalldardha e Dibrës, fshat i izoluar nga dëbora, ka rrezikuar të dështojë për të tretën herë fëmijën, ndërsa ka qenë mjekja e fshatit që ka kërkuar ndihmën mjekësore për t’a transportuar me helikopter. Mamia, Lirie Kaca, sqaroi gjendjen shëndetësore të gruas, duke u shprehur se, “i ka dhënë ndihmën e parë dhe më pas ka kërkuar ndihmën për transportimin e gruas shtatzanë”. Gruaja shtatzanë në muajin e shtatë është dërguar në maternitetin “Koco Gliozheni”, ku ajo dhe fëmija janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën

(aq/shqiptarja.com)