Një 40 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij. 40 vjeçari, Tomor Leshi ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij u sekuestruan armë, drogë dhe municione luftarake.
Gjatë një operacioni të koduar “Muzgu”, Policia e Dibrës në vijmësi të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe armbajtjes pa leje ka konstatuar në banesën e Tomor Leshi,
banues në Kastriot të Dibrës, 3.25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në 3 pako të paketuara me natriban,1 armë zjarri Automatik, me bajonetë shtizë, 1 krëhër me 25 fishek model 56.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com