Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Dibër, për shkak të motit të keq. Një makinë me katër persona është përmbysur në borë, në fshatin Melan të Dibrës.
Ngjarja mund të kishte rezultuar fatale për pasagjerët, por fatmirësisht, të aksidentuarit kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa shkak i aksidentit është bërë prania e dëborës, ku për pasojë mjeti ka rrëshqitur dhe është përmbysur në rrugë.
Qarku i Dibrës është përfshirë prej ditësh nga reshjet intensive të dëborës, ku të gjitha njësitë ndodhen të bllokuara. Trashësia e dëborës në zonat e largëta arrin deri në 1.5 metra, ndërsa reshjet vijojnë po me intensitet të lartë.

(Pamje nga aksidenti në Dibër, makina e përmbysur)
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com