Dibër, me kanabis në çantë drejt
Maqedonisë,arrestohet 18-vjeçari

Dibër, me kanabis në çantë drejt<br />Maqedonisë,arrestohet 18-vjeçari
DIBËR-Tenton të kalojë 1 kg e 78 gram kanabis drejt Maqedonisë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar.
 
Amonali H. me banim në Durrës u kap duke në afërsi të fshatit Lladomericë, territor i Bulqizës teksa po tentonte të kalonte në kufirin e gjelbër me Maqedoninë.
  
Policia Kufitare Viçishtit, e ka ndaluar të riun dhe pas kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës ju gjet një pako e mbështjellë ku brenda saj kishte një sasi me lëndë narkotike me peshë 1 kg e 78 gram.
  
Specialistët për Narkotikët në D.V.P. Dibër po bashkëpunojnë me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.
 
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i Narkotikëve mbetur në tentativë".
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar