Dibër/ Apeli e kishte dënuar me formë të prerë për dy krime, arrestohet 57-vjeçari nga Tirana! Hajdutët bastisin marketin gjatë natës në Klos

Dibër/ Apeli e kishte dënuar me formë të prerë për dy krime, arrestohet 57-vjeçari nga Tirana! Hajdutët bastisin marketin gjatë natës në Klos

Drejtoria e Policisë Dibër

Dibër- Policia e Dibrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim dhe dënuar në mungesë me vendim të formës së prerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve informuan sot (20 mars) se kapën dhe ndaluan 57-vjeçarin me inicialet Sh. B., banues në Tiranë.

Në dosjen hetimore ndja tij rezulton se Gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale "kanosja" dhe "shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Në Bulqizë nisi procedimi penal për Y. Ll., 31 vjeç dhe E. A., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 37-vjeçar.

Gjithashtu u mor një denoncim nga E.D., i cili tha se ka konstatuar se gjatë natës në marketin që administron në Klos, është vjedhur një shumë  parash, 10 mijë lekë të reja).

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të vjedhjes, kurse hetimet i kanë kaluar prokurorisë vendore për të tri rastet në fjalë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!