Dibër, bllokuan makinën e kreut të PS në Arras me pretendimin se po blinte vota! Nën hetim 2 anëtarët e SMV-së së PD

Dibër, bllokuan makinën e kreut të PS në Arras me pretendimin se po blinte vota! Nën hetim 2 anëtarët e SMV-së së PD

Foto ilustruese

Dy persona, anëtarë të strukturës së vetëshpallur të PD-së për mbrojtjen e votës në Dibër janë vënë nën hetim, pasi kanë bllokuar automjetin e kreut të PS në Arras.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme, në orën 21:30, ku mësohet se Ferit Alia dhe Sokol Lata ndaluan dhe kontrolluan automjetin e Agron Cerrit, kreu i PS në Arras, me pretendimin se ai posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Ata e mbajtën atë të bllokuar deri në mbërritjen e policisë. Megjithatë pas kontrolleve të policisë në automjetin e Cerrit nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Ferit Alia dhe Sokol Lata po hetohen për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”,

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit :

F. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në  fshatin Arras,  kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit A.C.

Këta shtetas kanë  ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C.,  nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje", njofton policia.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani