Dibër, donte të digjte shkurret e tokës së tij, i vuri zjarrin 2 hektarëve

Një 68 vjeçar është autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Çidhën të Dibrës ku u dogjën një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre bën të ditur policia.

Sipas policisë Hamit Kacani kishte ndezur zjarr në tokën e tij, për djegien e shkurreve por më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe

Është dashur ndërhyrja e shërbimeve të Policisë sëbashku me forcat zjarrëfikëse për të vënë  nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij.

Policia bën apel qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan